Aksident i rëndë, kamioni bie nga ura

Një kamion ka rënë nga ura mëngjesin e sotëm, në lidhjen e unazës së jashtme të Selanikut me PATHE-në, për pasojë ka mbetur i plagosur lehtë drejtuesi i mjetit.

Në vendngjarje ka shkuar edhe zjarrfikësja, por nuk është dashur të ndërhyjë, pasi drejtuesi i mjetit ka dalë vetë nga automjeti.

Automjeti i rëndë ka qenë duke lëvizur në Unazën e Jashtme në lartësinë e Kalochorit, kur në rrethana ende të paqarta ka përplasur hekurat metalike dhe ka rënë nga ura.


Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *