Po vjen acari/ Ciklone ere, stuhi shiu dhe reshje dëbore! Po Tirana a do të zbardhet?

Gjatë ditëve në vijim i gjithë rajoni i Mesdheut do të goditet sërish nga stuhia pollare, e cila do të sjellë ulje temperaturash, të cilat do të zbresin disa gradë nën zero.

Gjithashtu përveç uljeve të temperaturave do të kemi reshje shuiu, si dhe dëbore, të cilat do të jenë prezente në shqipëri përgjatë fundjavës.

E shtuna, e diela dhe mëngjesi i së hënës do të kenë temperatura të acarta si dhe reshje dëbore në të gjithë teritorin. Pritet që reshje dëbore të ketë edhe në Tiranë.

Ekspertët vlerësojnë se në 10 ditët e ardhshme do të përjetojmë një slitë moti, nga ciklonet me erë deri te shirat e përmbytje, nga ngricat e para të fundjavës deri te rrymat arktike në fund të muajit. Priten rënie edhe më të ndjeshme të temperaturave me kalimin e ditëve.


Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *