Aksident me vdekje, 27-vjeçari përplas një person me makinë

Një këmbësor ka humbur jetën pasi është përplasur për vdekje nga një makinë. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të marte në rrugën Kavajë-Durrës. Sipas policisë, këmbësori është përplasur nga një makinë që drejtohej nga një 27-vjeçar.Viktima nuk është identifikuar ende, ndërsa policia ka shoqëruar shoferin e mjetit për të zbardhur rrethanat e aksidentit.Kavajë/Informacion paraprak

Në aksin rrugor Kavajë-Durrës, një automjet me drejtues shtetasin T. S., rreth 27 vjeç, ka aksidentuar një shtetas këmbësor ende të paidentifikuar, i cili ka humbur jetën menjëherë në vendngjarje.Drejtuesi i automjetit shtetasi T. S, është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Kavajë për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit dhe identifikimin e shtetasit që humbi jetën.


Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *