Ylli Manjani revoltohet me “mora fjalë”: Ajo është një këngë e tmerrshme, s’ka lidhje me…

“Mora fjalë”, e kompozuar nga Naim Gjoshi dhe kënduar nga Shkurte Fejza, është kthyer në një “himn” gjatë ndeshjeve të kombëtares. Të pranishmit në stadium e kanë bërë traditë këndimin e këngës kushtuar heroit Adem Jashari.

Ish-ministri i LSI-së, Ylli Manjani revoltohet me tifozët e Kombëtares, pasi sipas tij, kjo këngë nuk ka lidhje me futbollin.

“Mund të më shpjegojë dikush se çfarë pune ka kënga e Adem Jasharit te Kombëtarja e Futbollit? Pa lidhje. Ajo është përdhosje e figurës së Adem Jasharit. Adem Jashari nuk ka qenë futbollist. Po të kishte qenë Panajot Pano. Dakord. Hajde, do e pranonim. Po ajo është një këngë e tmerrshme, çohu Adem. Pa lidhje. S’ka lidhje. Zero. Por ama po ta thuash këtë publikisht, do thotë që ti ke përdhosur simbolet, të shkuarën, historinë” u shpreh Manjani.


Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *