Vajza 2 vjecare ka jetuar me dhimbjet e plageve te patrajtuara per dite me rradhe,thone nga ….

2-vjeçarja e cila u dërgua në QSUT më 15 Nëntor nga e halla e saj, sipas burimeve pranë policisë, rezulton që shenjat e djegieve me cigare t’i jenë bërë të paktën 1 javë para se të dërgohej për mjekim.

Gazetari i Klan News Besar Bajraktari ka mësuar se nga hetimet që policia ka kryer deri tani rezulton se shenjat janë shkaktuar nga vëllai i saj 9 vjeç.

Djali është marrë në pyetje në praninë e psikologut dhe ka pranuar se ai është shkaktari i shenjave, pa një sqarim të qartë se pse.
Në pyetje janë marrë edhe halla dhe prindërit e vajzës. Fllimisht policia ka pasur dyshime për autorin e djegieve, por pas veprimeve hetimore ka rezultuar se vajza e vogël nuk është dhunuar nga persona të tjerë.
LEXO MË SHUMË NË TVKLAN.AL


Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *