Një virus misterioz po përhapet në Kinë, spitalet tejmbushen me fëmijë, OBSH kërkon detaje

Një virus misterioz që shkakton pneumoni është përhapur nëpër shkolla në të gjithë Kinën prej disa ditësh, duke rezultuar në një numër të madh fëmijësh të shtruar në spital. Spitalet në Pekin dhe Liaoning janë në mesin e atyre “të mbingarkuar me fëmijë të sëmurë”, ndërsa orët e shkollës ishin në prag të pezullimit.Fëmijët kanë simptoma të pazakonta që përfshijnë pneumoni dhe temperaturë të lartë, por pa kollë ose simptoma të tjera që zakonisht lidhen me gripin, RSV dhe sëmundje të tjera të frymëmarrjes, sipas mediave botërore.

Alarmi për virusin u lëshua të martën vonë nga ProMed, një sistem global i mbikëqyrjes në dispozicion të publikut që gjurmon sëmundjet infektive. I njëjti njoftim nga ProMed u publikua në dhjetor 2019, dhe tërhoqi vëmendjen e shumë mjekëve dhe shkencëtarëve, përfshirë zyrtarë të Organizatës Botërore të Shëndetësisë. Virusi misterioz më vonë u quajt Covid.


Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *