Sondazhi në faqen e UEFA/ Moldavi-Shqipëri, ja kush fiton…

Shqipëria mund të sigurojë që sonte kualifikimin e dytë në Kampiontin Europian. Të shumta janë llogaritë sesi mund ta arrijnë kuqezinjtë këtë sukses në dy ndeshjet e mbetura të Grupit E për kualifikueset e Europianit, “Gjermani 2024”.

Më e thjeshta për t’ia arritur qëllimit është edhe një pikë e fituar sonte në Moldavi. Në të njëjtën linjë me prononcimin e trajnerit të Kombëtares është edhe rezultati i sondazhit të hapur në faqen zyrtare të UEFA-s, pikërisht te seksioni i ndeshjes Moldavi-Shqipëri.

Momentalisht rezultati flet qartë dhe kemi një dominim të votuesve për fitoren e Shqipërisë.

80% e votuesve janë për fitoren e Shqipërisë, 14% janë për fitoren e Moldavisë dhe vetëm 6% janë të mendimit se ndeshja mbyllet në barazim. Duke ditur se kuqezinjve sonte u bën punë edhe barazimi, i bie që 86% e votuesve janë për kualifikimin e Shqipërisë për në Europian që sonte pas përfundimit të transfertës së Moldavisë.


Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *