“Dua të vd es, s’e dua jetën”, 60-vjeçari i verbër lihet ne rruge nga familja, Kam ngelur rrugëve,ju lutem ma beni kete nder!

Pasi humbi shikimin në vitin 2006, për shkak të temperaturës, Gëzim Hima nga Elbasani jeton i vetëm pasi u br ktis nga dy vajzat e tij.Ai iu drejtua shqiptarëve me një apel në ekranin e FaxNews, ndërsa thotë se nuk kërkon shumë, por thjesht një strehë sa për të futur kokën.
“Kështu siç jam nuk e dua jetën, më mirë të vd es. I drejtohem qeverisë, bashkisë për ndihmë. Njëherë jam i ngrënë, njëherë i pangrënë. Endem rrugëve, nuk kam asnjë njeri. Nuk kam asnjë lloj

marr dhënie, sepse po të kisha marr dhënie familjare nuk do arrija këtu. Unë po kërkoj ndihmë shpirtërore, një kasolle…. Shikimin e kam humbur në 2006 nga temperatura e lartë. Kam përfunduar end cak, rrugëve. Arsyeja që unë ndodhem rrugëve është verbëria”, tha ai.

Ai i bëri thirrje kryeministri Edi Rama, të cilit i kërkoi më shumë vëmendje për këtë kategori qytetarësh që jetojnë në kushte të vështira dhe shpeshherë të br ktisur nga vetë të afërmit e tyre.

“I drejtohem kryeministrit të Shqipërisë, të mos thotë se kemi rrit pensionin. 135 mijë lekë të vjetra pension marrë. Duke parë emisionin tuaj u bëra kurioz. Në radhë të parë shtetit i drejtohem për ndihmë”, shtoi ai.


Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *