Shqipëria përballet nesër me Moldavinë, ku do të mjaftojë vetëm një pikë që na kualifikon për në “Kampionatin Europian 2024” që do të zhvillohet në Berlin.
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ftoi qytetarët të mbushin sheshin “Skënderbej”, për të mbështetur në orën 18:00 kombëtaren e futbollit.
“Një hap larg EURO2024! Të gjithë bashkë nesër në Sheshin Skënderbej, ora 18:00, të mbështesim shqiponjat kuq e zi, për ëndrrën e përbashkët Europiane! Forca çuna! Krenohemi me ju”, deklaron Veliaj.
Leave a Reply